Ndonjëherë kafshët janë më të ndjeshme se disa njerëz që argëtohen duke parë shfaqje të dhunshme.
Një ari polar, në kopshtin zoologjik në Mynih, ka dhuruar një shfaqje që ka prekur vizitorët. Një zog i vogël ka rënë në ujë dhe kur të gjithë po prisnin që ai ta kthente në darkën e tij, ariu polar është përpjekur që t’i shpëtojë jetën. Kur pa që zogu nuk po reagonte, ariu polar e vendosi atë në një parvaz të betonit. Një 43-vjeçar i pranishëm në ngjarje, ka filmuar të gjitha momentet. Deklarata e vizitorit: Unë isha me familjen time për pushime verore në Mynih të Gjermanisë. Ne pamë kujdestarin duke i ofruar ushqim ariut. Kamerat ishin gati për të kapur momentin kur ai do të ushqehej, kur papritur një zog ka rënë në ujë pranë ariut. Ne menduam se ai do ta hante atë, por ndodhi e kundërta. Ishte me të vërtëtë fantastike ajo që ndodhi. Ndonjëherë ne qeniet humane nuk jemi dhe aq humanë sa kafshët. Kujdestari i ofroi për ushqim, zogun e gjallë ariut. Kjo është me të vërtetë e dhimbshme dhe neveritëse.”
Shtypni më poshtë që të shikoni videon: