Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999 kishte zënë rob tetë ushtarë serbë, të cilët më 13 janar zëvendësohen më nëntë ushtarë të UÇK-së.

Në një video të publikuara nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP në korrik të vitit 2015, shihen tetë ushtarë serbë, të cilët ishin zënë rob në vitin 1999 në fshatin Bare të Shalës së Bajgorës nga ushtarët e UÇK-së. Në video flet njeri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së. Sipas tij, ushtarëve serbë të zënë rob u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje. Ndryshe, ushtarët ishin marrë peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.
Shikoni videon më poshtë:


Previous Next