Një video e t/merrshme e përplasjes së një avioni rus Tu-22M3 në rajonin Murmansk u shfaq në internet.

Avioni ka shpërthyer në flakë pas përplasjes. Videoja e tragj/edisë, e regjistruar me sa duket nga një prej ushtarakëve në një bazë ajrore pranë qytetit të Olenegorsk dhe që ka përfunduar në internet, tregon mjegullën e rëndë që mbulon zonën gjatë incidentit të 22 janarit. Tre nga katër anëtarët e ekuipazhit v/diqën në vend, ndërsa komandanti mbijetoi mrekullisht. Ai përfundoi në spitale me lëndime të rënda. Një hetim është hapur për të përcaktuar shkakun e rrëzimit. Tupolev-22M3 është versioni modern i bombarduesit supersonik, që hyri në shërbim në vitet 1970. Aeroplani i përfshirë në a/ksidentin fatal u prodhua 33 vjet më parë, por iu nënshtrua një rikonstruksioni tërësor në vitin 2012, duke u modernizuar, shtypni më poshtë që të shikoni videon:


Previous Next