Futbollisti kosovar u inkuadrua në lojë ndaj Manchester City të enjten mbrëma në pjesën e dytë, ndërkohë që e regjistroi një shifër speciale.

Në fakt, përfaqësuesi zviceran e zhvilloi ndeshjen e 100-të në Premierligën angleze dhe ky fakt e ka bërë mjaft të lumtur. “100 ndeshje në Premierligë.


Krenar që e arrita këtë numër të ndeshjeve”, ka shkruar Shaqiri në gjuhën angleze në llogarinë e tij në Instagram. Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ishte transferuar në Liverpool gjatë verës së kaluar, ndërsa më parë kishte luajtur në ekipin tjetër anglez, Stoke City, ku e kishte kthyer formën e dëshiruar. Ndërkaq, në të kaluarën ai ka luajtur fillimisht tek Baseli, për të vazhduar më pas në Bayern Munich e Inter. Shaqiri është bërë lojtar i rëndësishëm i ekipit të Jurgen Kloppit, ndërsa kulmin e arriti me dy golat e shënuar ndaj Manchester Unitedit.

Previous Next