Mitrovicës i jepet status special, Trepça merr status special, Ujmani po ashtu merr status special, Kishave dhe manastrireve ortodokse i jepet shtetësi serbe (jashtë-territorialitet të Kosovës), ndërsa vetëm Bujanoci fiton status special, shtypni hapësirën më poshtë dhe lexo më tepër:


Një plan projekt diskutimi ndërmjet Hashim Thaçit, i pozicionuar fuqishëm në anën e Serbisë dhe të presidentit të Serbisë Vuçiq, që edhe formalisht përfaqëson Serbinë në këtë plan projekt, është bërë publik nga ithtarë të projektit, që atyre ju pëlqen ta quajnë këmbim territori, pavarësisht se Kosova humb së paku 10 -15 % të territorit, dhe një pjesë tjetër merr status special, që nënkupton, se as mbi atë pjesë nuk do të ketë kontroll në të ardhmen, duke e çuar humbjen e sovranitetit në mbi 20% të territorit. E gjitha nuk ka se si të quhet ndryshe, veçse vazhdim i copëtimit të tokave shqiptare, të filluar me konferenca ndërkombëtare me 1878 në Kongresin e Berlinit, të vazhduar me Konferencën e Londrës të filluar me 1912, dhe me marrëveshje të tjera, që e kanë sakatosur-gjymtuar etninë shqiptare në Ballkan dhe territorin e saj. Por, kjo përpjekje ka marrë grusht të fortë së fundi përveç nga Gjermania edhe nga Franca, e po ashtu nga Britania e Madhe, por edhe nga State Departamenti Amerikan.


Previous Next