Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizuar vendin që do zhvillohet finalen e Copa del Rey.

Stadiumi i Real Betis, “Benito Villamarin” në qytetin e Sevillës është zgjedhur për të pritur finalen e Kupës së Mbretit për sezonin 2018/19.


Do të jetë hera e parë që nga viti 2002-03 që finalja nuk luhet në asnjë prej qyteteve si Madridi, Barcelona apo Valencia. Betis ende ka shpresa se mund të luaj në finale, pasi është kualifikuar në çerekfinale dhe në ndeshjen e parë ka barazuar 1-1 kundër Espanyolit.Finalja e Copa del Rey do të luhet me 25 maj.

Previous Next