Skuadra e Zurich-ut si shumë skuadra tjera përgatiten për pjesën e dytë të kampionatit që fillon me 2 shkurt! Zurich në miqësore triumfoi me rezultat 4:3 kundër Aarau-s.

Fitore në regji të shqiptarëve.


Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, realizoi dy gola (40’-nga penalltia e 42’), 18 - vjeçari Lavdim Zymberi (70’) dhe nigeriani Stephen Odey (88’). Për Aaraun shënuan Varol Tasar (21' e 45'), Marco Schneuwly (24'). Ndeshje mjaft e mirë, një test i mirë për trajnerët që të shohin formën e secilit futbollist.

Previous Next