Ylli i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është prezantuar sot te skuadra e tij e re, Stade de Reims.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi francez ka konfirmuar se ka nënshkruar me yllin e Kosovës. Kurse, Zeneli përmes një postimi në ‘Instagram’ shkroi se është shumë i kënaqur me këtë transferim. “Shumë i lumtur për transferimin tim në këtë klub të bukur! Koha për synime të reja”, shkruan Zeneli.
Kujtojmë se muajin e kaluar Zeneli u shpall futbollisti kosovar i vitit, teksa është edhe golashënuesi më i mirë i Kombëtares së Kosovës, me 6 gola. Skuadra e re e Zenelit, aktualisht renditet në pozitën e 12-të në ligën e parë franceze. 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin francez.