Biznesi në Maqedoni sivjet pret një periudhë stabile me një gjendje të volitshme ekonomike, megjithatë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar paraqet kufizimin kryesor për kompanitë në vend që të rrisin për më shumë se 70 për qind punën e kapaciteteve ekzistuese të punës së tyre.
Anketa midis anëtarëve të Odës Ekonomike ka konfirmuar se me 28 për qind, shkaku kryesor që ngadalëson punën e biznesit në Maqedoni, është mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës, e pasuar me nga afër 16 për qind të kërkesës në tregjet vendore dhe tregjet e jashtme. “Kompanitë në më shumë takime dhe forume të ndryshme gjatë vitit të kaluar janë ankuar se përkundër asaj se kanë shprehur gatishmëri të paguajnë punëtorët në mënyrë adekuate, megjithatë nuk mund të gjejnë fuqi punëtore”, thotë Vasko Ristovski nga Shoqata e Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. Nga ky asociacion angazhohen që ky problem të zgjidhet në mënyrë strukturore përmes masave afatshkurtra dhe afatgjate. “Si Odë ekonomike rekomandojnë që të rritet atraktiviteti i shkollave të mesme profesionale si dhe të parashikohen masa stimuluese material për biznesin dhe arsimtarët , të mundësohet që shkollat të kenë të ardhura nga ekonomitë e shkollës , ku për shembull shkollave bujqësore dhe veterinare do të tu kthehet apo do tu mundësohet shfrytëzimi I tokës bujqësor”, thotë Boris Trimçev nga Oda Ekonomike, njofton gazeta KOHA. Sipas tij nevojitet të tejkalohen edhe problemi i mungesës së praktikës dhe njohurive të mjaftueshme të nxënësve që dalin nga bankat e shkollave të mesme profesionale,modernizohen dhe adaptohen programet mësimore ndaj nevojave të tregut të punës, të mbështeten kompanitë me lirime të ndryshme për praktikë, të modernizohet sistemi i post arsimit të mesëm, modernizohen laboratoret.