Ish-drejtori i ‘FOL’ dhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, thotë se Partia Demokratike e Kosovës do ta rrëzonte menjëherë nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinajn, por sipas tij nuk po e bëjnë një gjë të tillë sepse e dinë që në sondazhet e fundit janë jashtëzakonisht keq.
Sipas Zogajt, Haradinaj e di këtë gjë dhe po e shfrytëzon jashtëzakonisht mirë, duke bërë rezistencë për heqjen e vendimit për taksën, edhe ndaj ndërkombëtarëve edhe ndaj PDK-së së Kadri Veselit. “Sikur PDK të ishte mirë me sondazhe, 5 minuta nuk do ta linte Ramushin kryeministër pas kësaj rezistence që po i bon për taksën”, thotë Zogaj. Ai thotë se këtë gjë tashmë e ka kuptuar mirë Haradinaj, i cili po e shfrytëzon sitautën për të luajtur edhe me PDK-në edhe me Thaçin. “Këtë e ka kuptuar mirë edhe Haradinaj dhe po e luan këtë lojë me mjeshtërinë e PDK-së dhe të Thaçit kundër tyre”, ka përfunduar Petrit Zogaj.