Barcelona turpëron me rezultat 3:0 Real Madridin në Santiago Bernabeu, kësisoj kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Mbretit, pasi që takimi i parë kishte përfunduar 1:1 në Camp Nou.

Barcelona me rezultat të përgjithshëm 4:1 kualifikohet më tutje, kurse Reali kokulur lëshoi fushën dhe duket se e vetmja mundësi që të luftojë për trofe i ka mbetur në Champions League, ngase në Kampionatin e Spanjës do ta ketë shumë të vështirë të arrijë Barcelonën! Futbollisti Luis Suarez realizon në minutën e 51-të dhe kjo i dha shumë motiv. Reali në shok, pëson edhe golin e dytë, kur Sergio Ramos shënon autogol në minutën e 69-të dhe 0:2. Në minutën e 72-të, Luiz Suarez shënon golin e dytë, kësaj radhe nga penalltia, duke varrosur të gjitha shpresat e Realit, 0:3. Reali zhgënjeu tifozët e vet, kurse Barcelona vazhdon rrugën në finalen e madhe dhe tani krahas që lufton për Kupën e Mbretit, pothuajse është shumë afër titullit në Spanjë, por kërkon edhe titullin në Champions League.



Previous Next