Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën gjatë një zjarri që ra në banesën e tyre në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel. Viiktimat janë Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjeç nga Durrësi, shtypni hapësirën më poshtë dhe lexo më tepër:
Mediat belge raportojnë se një zjarr i fuqishëm përfshiu banesën e tyre, që nuk u la mundësi të dalin për të shpëtuar. Ngjarja traagjike ka ndodhur natën duke u gdhirë dita e shtunë. Zjarri ka rënë në një papafingo, sipër katit të dytë të një ndërtese. Zëdhënësi i zjarrfikëseve të Brukselit, Alain Habilsm, tha se automjetet e shërbimit zjarrfikës shkuan menjëherë në vendin e fatkeeqësisë, por ndërkohë flakët kishin përpirë banesën dhe nuk ishte e mundur të shpëtoheshin dy shqiptarët. Ende nuk ka njoftime për shkaqet e zjarrit që shkaktoi tragjeedinë e dy të rinjve.
