Burrë nuk bahesh veç pse e ki nji femër n’krevat, as burrninë nuk ta shton mardhanja me to. Burrë bahesh e je kur respekti mbi grun tande e dashnia për to, m’poshtë çdo gja, Burrë je nëse grues tande i shkëlqejnë sytë prej lumturisë që ti ja ofron.
Jo, mos e quj vetën burrë nëse e dashura jote, ma shumë qanë se qeshë me ty, Mos thuj jam burrë e jam i fortë, nëse karshi saj shet trimni. Mos u kreno po e lëndove e ja mbushe sytë me lotë n’pikë t’natës E as mos thuj unë jam burrë’ e baj çka du, Burrë s’bahesh nëse e ki grushtin e fortë As zani i naltë nuk t’ban burrë Ti je i dobt, e ma i dobët s’bahesh kurrë! Mos u ndij i lumtur, po e bane nji gru tjetër me buzqeshë, në vend të asaj, As mos u ndij i plotsum, Ti je flliqësire, e ma flliqësirë nuk bahesh kurrë! Në vend të saj, po i dërgove lule dikujt tjetër E po e bane dikan tjetër t’ndihet mirë Mos u kreno, turpërohu! Kur ajo kërkon diçka, mos u mburr po s’ja plotësove kërkesat Mos e mëbshtet burrninë në nji veprim të tillë Egërsirë bahesh! Po u turpërove me dal me njeriun e jetës tande, në nji drekë Po u turpërove, ta duash, ta respektosh, e ta vlersosh E po ngurrove t’i tregosh gjithë botës se nuk ka diçka n’jetë ma t’rëndësishme se ajo Vdis ma mirë!
Autore: Doruntinë F. Ferati
