Paulo Dybala braktisi pankinën në ndeshjen e zhvilluar mes Juventusit dhe Parmës, ku menjëherë lindën edhe hipotezat për një largim të mundshëm të yllit argjentinas nga bardhezinjtë, e madje duke i gjetur edhe skuadrën ku do të shkonte.
Pavarësisht sqarimit me trajnerin Allegri, të gjithë e afruan Dybalën me Realin e Madridit, ndërsa zv. presidenti i Juventusit, Pavel Nedved sqaron edhe një herë situatën duke theksuar se: “Dybala është duke bërë shumë mirë. Gëzon besimin e trajnerit dhe të gjithë ambientit bardhezi, ndaj nuk ka asnjë arsye që të largohet. Është e vërtetë që nuk po shënon shumë kohët e fundit, por po luan shumë më mirë dhe ky është një fakt që na pëlqen”, – tha Pavel Nedved, lidhur me të ardhmen e Dybalas duke hedhur një herë e mirë poshtë të gjitha zërat për një largim të argjentinasit nga Juventusi.