Sergio Romero është statistikisht portieri më i mirë në historinë e Manchester United.

Portieri argjentinas ka mbajtur 27 herë portën e paprekur në 42 paraqitje me ‘Djajtë e Kuq’.

Ai ka përqindje më të mirë se të gjithë portierët e tjerë në historinë e Manchester United në mbajtjen e portës së paprekur (64.2%), përcjell Periskopi.


Që nga transferimi në Old Trafford në vitin 2015, Romero ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në Premier Ligë. Ai është portieri i dytë i klubit pas David De Gea.

Romero zakonisht përdoret në ndeshjet e Kupës në fazat e hershme, si ajo e së hënës ndaj Chelseat.

Previous Next