Hoxha njëkohësisht humanisti nga Shqipëria, Elvis Naçi ka reaguar pas kritikave që iu janë drejtuar hoxhës dhe humanistit nga Kosova, Halil Kastrati.

Kastrati, i cili njëherish është edhe drejtues i Shoqatës Humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’, ditë më parë është kritikuar kinse për marketing të bamirësisë së tij, përcjell Ballkani.info.


E këto kritika janë pritur keq nga komentuesit e shumtë, të cilët i kanë dalur në mbrojtje Kastratit për të gjitha veprimet që deri më tani ai ka bërë, duke bërë kështu shumë të pastrehë me shtëpi dhe duke i ndihmuar ata financiarisht.

Në mbështetje të Kastratit, ka dalur edhe humanisti Elvis Naçi i cili ka theksuar disa sugjerime për të gjithë kritikuesit e Halil Kastratit.

Ndër të tjerash, Naçi ka thënë se është e rëndësishme që të bëjmë gjëra të mira dhe në formën që mendojmë se është më e mira, por të ofendojmë dhe përçmojmë një njeri që po bën kaq shumë të mira nuk i shërbejmë as shqiptarëve dhe as shqiptarisë, përcjell Ballkani.info.

Postimi i plotë i Naçit:

Nje sugjerim per ata qe flasin per Halil Kastratin:

1. Halil Kastrati ne veçanti dhe cdo Shqiptar qe ben mire duhet te meritoje respektin e te gjitheve!

2. Forma se si mendon Halil Kastrati ta pasqyroje bamiresine e tij eshte e drejte e tije dhe askush nuk mund ti imponoje dicka tjeter!

3. Me rendesi eshte te bejme gjera te mira dhe ne formen qe mendojme se eshte me e mira, por te ofendojme dhe perçmojme nje njeri qe po ben kaq shume te mira nuk i sherbejme as Shqiptareve dhe as Shqiptarise.


Previous Next