Kepa Arrizabalaga pritet t’i shpëtojë dënimit, pasi refuzoi të zëvendësohej në ndeshjen finale të Carabao Cup, kundër Manchester Cityt.

Portieri spanjoll refuzoi t’u bindet urdhërave të trajnerit të tij, i cili dëshiroi ta inkuadronte Willy Caballeron në vazhdime.


Por të dy, lojtari dhe trajneri, insistuan se ishte një keqkuptim pas ndeshjes, derisa “Evening Standard” raportoi sot se Chelsea nuk do të marrë masa diciplinore kundër Kepas.

Mirëpo, kjo nuk do t’i ndalojë talljet nga fansat, të cilët kanë vërshuar rrjetet sociale me postime të llojllojshme pas ndodhisë.

Faqja në “Wikipedia” e Kepas është edituar disa herë të dielën mbrëma, derisa roli i tij te Chelsea u ndryshua nga “lojtar” në “trajner të Chelseat”, derisa në biografinë e tij shkruhej: “Nëna e tij nuk e ka mësuar si të sillet.”

Ndryshime pati edhe në faqen e Sarrit, ku shkruhej: “Ai është asistent i trajnerit Kepa Arrizabalaga” – derisa emri i Kepas u fut në listën e secilit trajner në histori të Chelseat.

Situata erdhi deri në atë pikë ku “Wikipedia” u desh ta bllokonte faqen e ish-portierit të Athletic Bilbaos, për të parandaluar ndryshimet e mëtutjeshme.

Uebsajti e ka futur atë në mesin e llogarive të mbrojtura deri më 10 mars, duke e cituar “vandalizmin” si arsyen e këtij veprimi.


Previous Next