“Situata e stadiumeve në Itali është diçka që shkon përtej çdo logjike.
Ky vend ka një pasion dhe një kulturë futbollisti/ke të jashtëzakonshme”. Me këto fjalë Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, s/ulmon lëvizjen futbollistike në Gadishullin Apenin.


“Sot, Italia është pas Gabonit, që ka organizuar një Kupë Afrike shumë cilësore sa i takon nivelit të s/tadiumeve. Stadiumi nuk është vetëm vendi ku luhet ndeshja, por simboli i një qyteti. Të shikosh vetëm Udinezen dhe Juventusin (ka harruar Kajliarin, Frozinonen, Sasuolon dhe SPAL-in) që kanë një stadium në pronësi, është e pabesueshme. Stadiumi nuk është një kosto, por është një investim,” deklaroi Gianni Infantino.

Previous Next