Rasti i a*buzimit të vajzës së m*itur nga Drenasi nxiti reagime të shumta si nga qytetarët, politika dhe shoqëria civile.

Ditëve të fundit, p*rokuroria ka njoftuar opinionin se në proces të h*etimeve është intervistuar edhe a*vokati Gazmend Halilaj, i cili e kishte bërë këtë rast publik.


Nga gjetja e provave gjatë h*etimeve, është d*yshuar se edhe Halilaj ka a*buzuar me vajzën, ndërsa këto pretendime a*vokati Halilaj i ka hedhur poshtë kategorikisht. Ai ka thënë se do të presë që drejtësia ta thotë fjalën e fundit.

Ajo ka thënë se a*vokatin Gazmend Halilaj e ka si vëlla.

“Avokatin Gazmend Halilaj e kam si vëllai, ai më ka shpëtuar jetën dhe më ka shpëtuar nga të tjerët dhe nga Vesel Veseli (polici)”, ka thënë vajza.

Në anën tjetër, Ballkani.info ka folur edhe me nënën e vajzës. Ajo ka thënë se vajza është duke u ftuar në P*rokurorinë Themelore në Prishtinë tash e tri ditë.

“Vajza nuk ka dalur nga shtëpia që nga publikimi i rastit dhe po ka probleme me gjumë. Edhe ditën e djeshme, diku nga ora 9 e mëngjesit ka shkuar në p*rokurori. Ata kanë ardhë ta marrin për tri ditë rradhazi”, ka thënë nëna e vajzës.

Se vajza është marrë në pyetje për tri ditë rresht nga P*rokuroria e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori në P*rokurorinë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Është e vërtetë që vajza është duke u intervistuar për të tretën ditë me radhë në p*rokurori. Intervistimi nuk ka të bëjë vetëm me a*vokatin por me h*etimet e prokurorisë në përgjithësi. Intervistimi i vajzës ka mbaruar ditën e sotme”, ka thënë Beka.

Kujtojmë se për rastin në Drenas ishte thirrur edhe seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e opozitës për të diskutuar rreth përgjegjësisë institucionale rreth rastit.


Previous Next