Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos është pezulluar me dy ndeshje në Champions League pasi ka marrë karton të verdhë me dashje.

Ramos i ka shkaktuar një faull Kasper Dolberg në minutën e 89-të gjatë fitores 2-1 të Real Madrid ndaj Ajax.


Ndërhyrja ishte e rëndë dhe si pasojë arbitri akordoi karton të verdhë ndaj qendërmbrojtësit, çka do të thoshte se do të pezullohej për ndeshjen e kthimit.

Megjithatë, pas h etimeve, UEFA ka vendosur ta shtojë edhe një ndeshje pezullimin e Ramos, pasi ka marrë me dashje kartonin e verdhë.

Previous Next