Dyert e shtëpisë së familjes Emini nga Podujeva u hapën disa herë për të pame gjatë vitit të fundit. Tre anëtarë të kësaj familjeje ndërruan jetë për më pak së një vit. Dy prej tyre nga sëmundjet, e i fundit zgjodhi që t’i jepte fund jetës duke e q*ëlluar veten me a*rmë.
Në lagjen Boroci në Shtedim të Podujevës ende ka shenja që të tregojnë se ku po mbahen të pamet e familjes Emini.
Kjo lagje tashmë është mësuar me grumbullin e njerëzve që marrin rrugën drejt kësaj familjeje për ngushëllime.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, atyre u kanë v*dekur tre familjarë. Të pamën e fundit e kanë hapur për familjarin e tyre F. Emini, i cili u gjet i v*dekur para dy javësh në parkun e qytetit të Podujevës.
Ai po dyshohet se i dha fund jetës qëllimisht duke kryer vetëv*rasje.
Askush nuk po i di motivet që e çuan atë ta kryente këtë akt. Express, ka qëndruar në shtëpinë e të ndjerit. Familja e tij thotë se nuk kanë njohuri rreth motiveve që e çuan 57-vjecarin ta kryente këtë akt.
”Për besë nuk e dimë se çka ndodhi. Ende po na duket e gjitha ngjarja si ëndërr. Nuk po mundemi me e besu që ai e bëri atë fakt”, tregojnë nga familja e të ndjerit.
Tutje ata thonë se 57-vjecari nuk ka treguar asnjë shenjë depresioni apo diçka tjetër.
Por historia e dhimbshme në familjen Emini të Podujevës nisi para disa viteve. Të njëjtit së fundmi i v*diq gruaja nga sëmundja e kancerit, si dhe vëllai.
“I patëm tri v*dekje në shtëpi. Gruaja i v*diq para pak kohësh”, tregojnë tutje nga familja e të ndjerit.
Emini kishte punuar që nga pas lufta në komunën e Podujevës si Auditor i Brendshëm.
Ndërkohë, me rastin tashmë po merret edhe p*olicia e Kosovës. Këta të fundit kanë deklaruar se h*etimet janë duke i vazhduar.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje për p*olicinë ende janë të panjohura.
“Raportohet se pa shenja jete është gjetur v*iktima mashkull K-Shqiptar. Në afërsi të v*iktimës është gjetur edhe një pistoletë. Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin e p*olicisë.
E ndërkohë, gjatë muajit që e lam pas, mediat kanë raportuar për disa vetëv*rasje në Kosovë. Një kishte ndodhur në shtime, ku një djal i hasretit i kishte dhënë fund jetës në vendin e tij të punës.
Vetëv*rasje gjatë këtij viti kishte kryer edhe një 18-vjeçar nga fshati Dubravë e Istogut.