Mauro Icardi thuhet se ka vendosur të largohet nga Interi. Ai dëshiron të largohet nga klubi italian, pas ndodhive të fundit. Sulmuesi argjentinas ka refuzuar ta nënshkruajë kontratën e re, pasi e dëshiron largimin në afatin e verës.


Icardi është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave, mirëpo Real Madrid po i prinë garës. Argjentinasi thuhet se e do transferimin në Santiago Bernabeu, andaj vlera e tij në treg është 110 milionë euro.

Previous Next