Pronari i kompanisë “Labi Oil”, Raif Gashi, nuk e ka parë të arsyeshme që t’a flas asnjë fjalë për v*dekjen e punëtorit të tij.
I kontaktuar nga Insajderi, Gashi ka zgjedhur të heshtë për rastin e v*dekjes së të riut nga Suhareka.
Ka thënë se për informata të kontaktohen organet e shtetit, duke ia mbyllur telefonin gazetarit.
“…Po fol. Të lutna drejtohu te organet shtetërore në P*rokurori. Për gjithçka shkoni atje ju japin informata. Ata kanë njohuri për gjithçka. Atje drejtonu”, ka thënë ai.
Për rastin e 22 vjeçarit, ka folur edhe Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka. Ai ka thënë se v*iktima ka qenë duke punuar në pompën e derivateve “Labi Oil”. Beka ka treguar se v*iktima kishte qenë duke e pastruar vendin ku vendoset karburanti e ka kap ajo makina edhe ka pasuar v*dekja e tij.
“V*iktima ka qenë duke punuar në pompën e derivateve “Labi Oil”. Duke e pastruar vendin ku vendoset karburanti e ka kap ajo makina edhe ka pasuar v*dekja e tij. Bëhet fjalë për një djalë mbi 20-vjeçar”, ka treguar Beka.
Kompania Labi Oil, me pronar Raif Gashin, ishin dekoruar edhe nga presidenti Hashim Thaci.
Në 10 vjetorin e pavarësisë, Thaçi, kishte dekoruar kompaninë Labi Oil, “si taksapaguese në Buxhetin e Shtetit”.
“Për nder të përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me mirënjohje të veçantë kompaninë “Lab-Olil”, si njërën nga 10 kompanitë më të mëdha taksapaguese në Buxhetin e Shtetit.
Mirënjohjen nga Presidenti Thaçi e ka pranuar pronari i kompanisë, z. Raif Gashi, i cili e ka falënderuar Presidentin dhe ka thënë se është fakt inkurajues për të gjithë kur vlerësohet puna e atyre që shtetësinë e Kosovës e ndërtojnë dhe e fuqizojnë për çdo ditë, në heshtje dhe pa zhurmë”, thuhet në një njoftim të bërë vitin e kaluar nga kompania.
V*dekje të dyshimtë është cilësuar v*dekja e të riut në vendin e punës, nga P*olicia e Kosovës.
