Ja çfarë thotë njeriu që gjeti aeroplanin e zhdukur të Emiliano Sala Teksa Emiliano Sala po udhëtonte më 21 janar nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells), aeroplani i tij u zhduk nga radarët pa ndonjë informacion.


Sa bashku me sulmuesin argjentinas në bord ishte dhe piloti David Ibbotson. Kërkimet filluan menjëherë, por u ndaluan nga autoritetet lokale pas pak ditësh, pasi sipas tyre lojtari dhe piloti tashmë janë të v/dekur dhe lokalizimi aeroplanit ishte shumë i vështirë për të ndodhur. Por, me insistimin e familjes Sala kërkimet filluan në mënyrë private, pasi paraprakisht u mblodhën mbi 300 mijë euro nga donacione të ndryshme, ku nuk munguan edhe ato nga yjet e mëdha të futbollit. Në krye të kërkimeve ishte eksperti i shpëtimit, David Mearns, i cili ka konfirmuar për “Sky News” gjetjen e mbetjeve të aeroplanit, por nuk ka dhënë ndonjë informatë tjetër të detajuar për Sala dhe pilotin. Gjetja e mbetjeve të aeroplanit u bë më anë të sistemit ‘sonar’, një teknikë për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit. David Mearns deklaroi: “Puna jonë është kryer. Tani ky është një hetim aktiv në duart e AAIB (degë e Departamentit për Transport, të cilët janë përgjegjës për transportin ajror në Angli, edhe për disa pjesë të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore), ashtu siç jemi pajtuar tani kjo është përgjegjësi e tyre. E gjitha ajo që mendoja ishin familjet. Kjo është ajo që ata donin ne të bënim, ia kemi arritur dhe kjo është më e mira që mund të shpresonim, rezultati më i mirë”.


Previous Next