Kryeparalamentari Kadri Veseli po del se ka ndryshuar sërish mendimin për taksën. Vetëm pak ditë pasi vetë propozoi pezullimin e taksës 100% që Qeveria Haradinaj i ka vendosur produkteve serbe, tash kryeparlamentari po thotë se e njëjta do të mbetet në fuqi.


Tarifa doganore mbi mallrat e Serbisë “është vendosur për të mirën e Kosovës dhe ajo nuk guxon të kthehet kundër të mirës së Kosovës”, citohet të ketë thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Kurse, presionet ndërkombëtare për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nuk e kanë zmbrapsur Qeverinë e Kosovës për këtë çështje. Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë indikacion ose bazë tjetër që tregon se ka ndryshim në Qeveri sa i përket taksës. Taksa 100% e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka bërë që liderët shtetërorë të kenë qëndrime diametralikisht të kundërta për këtë çështje. E njohës të çështjeve politike në vend, vlerësojnë se me miratimin e buxhetit është bërë një hap përpara dhe ka jap një stabilitet qeverisës, pasi deri më tani kishim një qeverisje të pakicave. Tani vendi duhet të fokusohet në çështje më të rëndësishme siç është taksa dhe unitetit politik. Në një prononcim për Syri.net Kosova, analisti politik Ramush Tahirit, tha se taksa do të pezullohet brenda kësaj jave dhe do të jetë Kuvendi i Kosovës që do të jap dritën jeshile për pezullimin e saj e jo Qeveria për ma tepër fati i Haradinaj nuk duhet të lidhet me taksën.


“Letra (Veseli me kushte të reja për heqjen e taksës me Serbinë) e Kadri Veselit, në emër të PDK-së por edhe koalicionit është letër zyrtare ku pritet të ndjek procedurat ligjore dhe legale për suspendimin e taksës. Me anë të kësaj, brenda javës në Kuvendin e Kosovës, do të procedohet një memorandum i përkohshëm për suspendimin e taksës jo heqjen bazuar në këto pika. Ramush Haradinaj nuk e ka propozuar taksën, por Enver Hoxhaj dhe dihet që në Qeveri, PDK-ja është shumicë andaj edhe kësaj të fundit i takon edhe të zgjedh këtë çështje, fati i Haradinaj nuk ka pse të lidhet me taksën”. Më tutje, Tahiri thotë se duhet të sqarohet një gjë, që kemi të bëjmë me suspendim jo largim të taksës siç po aludohet nga disa deputetë. “Kemi të bëjmë me një terminologji të gabuar, pasi Veseli nuk ka kërkuar heqjen taksës por vetëm pezullim të përkohshme, në rast që plotësohën këto kërkesa që janë plotësisht legjitime dhe të pacenueshme edhe në aspektin e juridiksionit ndërkombëtar, sepse, disa deputetë po i ngatërrojnë këto dy gjëra”, tha Tahiri për Syri.net Kosova. Për më tepër, Tahiri shton se edhe kërcënimi që sot bëri, kryeministrja serbe Ana Bernabiq, për padinë që do t’i bëjë Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-së, nuk mund të ndodh.


Pasi Kosova është anëtare në këtë organizatë përmes statusit të UNMIK-ut, e jo si shtet aq më shumë kur Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet atëherë si mund ta padis?... E njohësi tjetër i çështjeve politike në vend, Milazim Krasniqi, duke folur për Syri.net Kosova, e vlerësoi miratimin e buxhetit pasi ai e sheh se është bërë një hap përpara dhe ka jap një stabilitet qeverisës, pasi deri më tani kishim një qeverisje të pakicave. “Miratimi i buxhetit por edhe Statutit të Trepçës, janë çështjet që ndikojnë në forcimin e pozitës së krymenistrit dhe Qeverisë si dhe sigurojnë një hapësirë më të madhe për vazhdimësinë e këtij ekzekutivi. Mirëpo, çështja e taksës është një temë krejtësisht tjetër dhe nuk është e lidhur me këto, por, është çështje presioni që vjen në SHBA-të dhe BE-ja, për heqjen e saj, pra, në këtë aspekt miratimi i buxhetit po që ka lehtësuar edhe mundëson fokusimin Haradinajt edhe në çështjet e tjera. Por, taksa do jetë një çështje se si do të përballohet presioni i SHBA-ve dhe BE-së për heqjen e saj. Ne vetëm mund të presim që të shohim se a do të gjendet një modalitet siç është propozimi i Veselit, apo çfarë do të ndodh.” Krasniqi shton se vetëm kryeministri Haradinaj nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij, për dallim nga Presidentit dhe Kryeparlamentari, ai e sheh më shumë si rivalitet të brendshëm e që nuk dim se si do të rezultoi.


“Ne e dijmë qëndrimin e krymenistrit Haradinaj i cili nuk lëviz nga qëndrimi i tij ashtu siç kanë lëvizur presidenti dhe Kryetari i Kuvendit, pra, më shumë e shoh si një problem rivaliteti politik të brendshëm ose pozicionimeve të brendshme për të cilat ne ende nuk e dijmë se cila linjë do të fitojë. Në instancë të fundit, nëse arrihet të përballohet ky presion, Kosova mund të dal e fituar në një aspekt, pasi Serbia do ta marrë një përgjigje për aftësinë bllokuese që ka Kosova dhe Brukseli do ta marrë një përgjigje po ashtu që tash e tutje nuk mund ta trajtojë Kosovën me një mas tjetër në raport me Serbinë dhe shtetet tjera në rajon”. Sipas njohësve e zhvillimeve politike, zgjedhjet e parakohshme janë një mundësi e përjashtuar tani për tani./A.ZH

Previous Next