Ai mund të jetë tifoz i vetëshpallur i Real Madridit, por presidenti i La Ligës, Javier Tebas, nuk ka asnjë dyshim se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
Tebas, i cili ka punuar për njëmbëdhjetë klube të ndryshme të La Ligës në të kaluarën, beson fuqishëm se Lionel Messi “është më i miri në histori” dhe ka shprehur pikëpamjet e tij në një numër rastesh të ndryshme.
Ai ka shkuar aq larg sa ka thënë që duhet yllit argjentinas duhet t’i jepet një trofe i veçantë për shkak të kontributit që pati në kampionatin spanjoll, përcjell Periskopi.
”Unë besoj se Messi do të jetë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, edhe nëse ai nuk është aktualisht”, tha ai në tetor të vitit të kaluar.
Në një intervistë të fundit me stacionin spanjoll COPE, presidenti i La Ligës ka folur edhe një herë për admirimin e tij për fituesin e pesfishtë të Topit të Artë.
”Unë jam një Madridist, por kushdo që nuk thotë që Messi është lojtari më i mirë në histori, nuk e njeh futbollin”, tha Tebas.
