Futbolli si gjithmonë është i paparashikueshëm dhe kurrë nuk i dihet se kush fiton si ndodhi sonte në sfidën mes Atletico Madridit dhe Juventusit po ashtu edhe Schalke 04 e Manchester Cityt. Atletico Madridi para shikuesve të vet u tregua kockë e fortë për Juventusin, duke e mposhtur me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League në futboll.


Ndeshje më shumë presion, ndërsa Cristiano Ronaldo me shokë janë të habitur për faktin se kanë pritur të kthehen të pamposhtur nga Madridi. Në minutën e 78-të, Atletico kalon në epërsi me golin e Jose Maria Gimenez. Epërsi e merituar kur kihet parasysh edhe rastin që pati në minutën e 50-të Costa dhe në atë të 52-tën kur Griezmann qëlloi shtyllën dhe një penallti e anuluar për madridasit në minutën e 25-të me ndihmën e VAR-it. Në minutën e 83-të Diego Godin shënon për fitoren 2:0, duke e shokuar në anën tjetër kampionin italian Juventusin. Një epërsi e mirë për Atleticon për takimin e kthimit në Torino, kurse për Juven do të jetë shumë vështirë. Rikthim senzacional ndodhi në stadiumin “Veltins Arena” në Gelsenkirchen. Manchester City në minutat e fundit përmbysi rezultatin, duke shënuar fitore me 3:2. Në minutën e 18-të, Sergio Aguero shënoi për 0:1, ndërsa në shtatë minutat e fundit të pjesës së parë dy penallti për vendasit. Nabil Bentaleb realizoi dy herë nga penalltia në minutën e 38-të e 45-tën për Schalken dhe 2:1. Në minutën e 68-të, Manchester City mbetet me një futbollist me pak, pasi që Otamendi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Por as kjo nuk e pengoi që të shënoi fitore, falë golave të Leroy Sane (85’) e Raheem Sterling (90’). Më poshtë mund t'i shikoni golat:


ATLETICO MADRID 2-0 JUVENTUS


SCHALKE 2-3 MANCHESTER CITY


-----------------------
Më poshtë Përmbajtje e Sponzorizuar

POROSIT TANI, DUKSA & FANELA ME DIZAJNIN QË TË PËLQEN TY!


Porosinë mund ta bëni duke na shkruar mesazh direkt KËTU.


Previous Next