Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës Kadri Veseli, tani kryetar i Kuvendit të Kosovës ka refuzuar të përfshihet në polemikat në mes të deputetëve Dardan Molliqaj nga PSD dhe Glauk Konjufca nga VV, se ky i fundit ka qenë pjesë e SHIK-ut.


Veseli, në emisionin “Rubikon” të KTV-së nuk që në gjendje që të pohoj por as mohoj se deputeti Konjufca ka shërbyer në SHIK.

“Nuk është objekt i kësaj studiu. Do të flasim një herë tjetër. Kush i ka shërby vendit të vet duhet të ndihet krenarë” tha Veseli, ku më pas shtoi se “Kosova është e vogël” duke aluduar në atë se dihet për ata që kanë qenë pjesë e SHIK-ut.

Ditë më parë edhe ish-anëtarët tjerë të SHIK-ut nuk kanë pranuar të deklarohen rreth asaj se a ka qenë pjesë e këtij shërbimi edhe Konjufca.

Dardan Molliqaj tha se Konjufca ishte edhe në PDK. Ndërsa, tha se Shefi i deputetëve ishte për 365 ditë në SHIK.

Molliqaj nuk ka treguar se çfarë pozite ka pasur Konjufca dhe as sa është paguar për punën që ka bërë në organizatën e Kadri Veselit.

“S’di a e dini ju që Galuk Konjufca ka qenë një vit pjesë e SHIK-ut. Ai ka qenë në këtë shërbim para se të ishte pjesë e VV’së. Ti vetë Glauk ke qenë pjesë e SHIK. Dil e trego haptas që ke punuar aty”, ka thënë Molliqaj, në Kuvendin e Kosovës.


Previous Next