Ka shumë vende ku bora “pushton” rrugët gjatë dimrit. Përveç problemeve që shkakton ajo në qarkullim, ka edhe raste kur njerëzit e shfrytëzojnë atë për të punuar rrengje. Një gjë e tillë ka ndodhur në Montreal të Kanadasë, aty ku Simon Laprise vendosi që t’ia punonte Policisë Rrugore, shtypni hapësirën më poshtë dhe lexo më tepër:


Ky zotëri vendosi që të bënte një makinë prej bore në përmasa reale. Puna e tij ishte jashtëzakonisht reale, aq sa dukej sikur makina ishte e mbuluar nga bora prej ditësh në një vend ku nuk lejohej parkimi. Policët që po patrullonin ndaluan kur panë këtë makinë prej bore dhe nisën të bënin gati gjobën. Rrengun, Simon Laprise e ndoqi dhe e dokumentoi nga dritarja e shtëpisë së tij. Policët, në vend që të inatoseshin, lanë mbi makinën e borës një letër ku shkruhej: “Na ke bërë të lumtur këtë natë. Hahaha”. Falë rrjeteve sociale, ky rreng është bërë viral tashmë.


Previous Next