Një person në kryeqytet d*yshohet se ka m*ashtruar qytetarët, teksa përmes Facebook-ut u ka kërkuar para borxh në emër të vajzës së tij 3 vjeçare.

Një qytetar ka publikuar mesazhin që ka pranuar nga i d*yshuari në Facebook.


Ka thënë se ai dhe tre miq të tij kanë rënë pre e m*ashtrimeve të të d*shuarit.

“Ky person është duke i m*ashtruar njerëzit edhe po iu kërkon para duke përdorur vajzën e vet, vetëm në shoqërinë time i kem ndihmuar 4 veta duke mos e ditur edhe mesazhin, na ka dërguar krejt njëjtë copy paste”, ka shkruar D.Z. nga Prishtina, teksa shkrimit i ka bashkëngjitur edhe një fotografi të bisedës me të d*yshuarin.

E në postimin e D.Z. në Facebook, kanë reaguar edhe qytetarë të tjerë, të cilët po ashtu e kanë a*kuzuar për m*ashtrim të d*yshuarin.

“Ama ky personi është i vërtet se unë jam ngul, ky punojke sigurim nëpër Prishtinë edhe me erdh keq se unë ata 2-3 herë se kom pa”, shkroi një qytetar, që pretendonte se po ashtu është m*ashtruar.


Previous Next