Çfarë cilësish kërkoni tek një partner? Kur isha më e re, preferoja djem të pashëm dhe gazmor. Por, ndërkohë që kalonte koha, burrat e mençur, më të kuptueshëm dhe ata përgjegjës u bënë shumë tërheqës për mua.


E zhvillova këtë preferencë, sepse e doja një burrë të dashur për mua dhe fëmijët e mi të ardhshëm.

Megjithatë,, disa gra i japin përparësi diçka tjetër kur kërkojn një partner ideal.

Ato kërkojn burra që mund t’u japin atyre gjithçka që duan.

Për shkak të kësaj, ato duan të dinë gjendjen ekonimike të një burri para se të njohin personalitetiin dhe karakterin e tyre.

Për një vajzë të tillë flet edhe historia që supershendeti.com sjell për ju.

Fundi i tregimit është absolutisht i papritur, por do t’ju japë një mësim shumë të vlefshëm për jetën

RREFIMI

Një djalë i varfër u dashurua me një vajzë të pasur.

I mbushur plot me emocione dhe me dashuri për vajzën, djali i propozoi martesë asaj.

Por vajza e pasur nuk e pranoi atë dhe tha:

– Paga jote mujore është e barabartëë me shpenzimet e mia ditore. Si prisni që unë të martohem me dikë siç jeni ju? Unë kurrë nuk mund të të dua ty, kështu që më harro, largohu. Shko dhe gjej një vajzë të nivelit tënd e martohu me të.

Pavarësisht se u refuzua kaq keq pa asnjë arsye, djali nuk mundi ta harrojë atë vajzë aq lehtë.

Rreth 10 vjet më vonë, ata rastësisht u kryqëzuan me njëri-tjetrin në një qendër tregtare.


Ajo e njohu atë menjëherë dhe i tha:

– Përshëndetje, si jeni? Unë jam martuar me një njeri shumë të zgjuar, dhe paga e tij është 15,700$ në muaj! A mund ta arrish ti këtë?

Ky njeri, duke dëgjuar ato fjalë të dhiimbshme nga gruaja të cilën e kishte dashur dhe ishte kujdesur, mezi mbajti lotët e tij dhe nuk tha asgjë.

Pas pak çastesh burri i gruas u afrua pranë saj.

Por, para se zonja të mund të thoshte një fjalë, burri i saj menjëherë e njohu njeriun me të cilin ajo po fliste dhe i tha:

– Zotëri? Mirdita! Shoh që e paskeni takuar gruan time!

– Mirdita, zoti …?

– Zoti Carter, Zotëri!

Burri pastaj iu kthye gruas së tij dhe i tha:

– E dashur, dua që ti të takosh shefin tim. Ai zotëron projektin prej 100 milionë dollarë për të cilin jam duke punuar!

Gruaja, mbeti krejtësisht e habitur nga këto fjalë dhe nuk ishte në gjendje të thoshte diçka.

Ai buzëqeshi dhe tha:

– Epo, zoti Carter. Duhet të shkoj. Unë kam gjëra të rëndësishme për të bërë. Ishte e mrekullueshme të të shihja. Uroj të kaloni sa më mirë sot!

Për një minutë, çifti mbeti i hutuar duke parë atë ndërsa po largohej.

Ashtu e shokuar, gruaja e pyeti burrin e saj me mosbesim:


– Ky ishte shefi yt?

– Po, e dashur. Ai është një person shumë i përulur, por jeta e tij është një histori mjaft e trishtuar.

Thuhet se dikur ai donte një zonjushë, por ajo e refuzoi atë sepse ai ishte një djalë i varfër në atë kohë.

Për shkak të kësaj, ai ka punuar vërtet shumë. Dhe për shkak se ai është i zgjuar, ai u bë i suksesshëm.

Tani ai është një multi.milioner që fiton miliona dollarë në muaj.

Por për fat të keq, zemra e tij u lëndua aq shumë sa ai nuk vazhdoi përpara dhe ka mbetur i pamartuar akoma.

Burri vazhdoi dhe tha:

– Sa me fat do të ishte ajo zonjushë nëse do të ishte martuar me atë?

Zonja kaloi në tronditje totale dhe nuk mundi as të belbëzonte.

Moralet e tregimit:

Jeta është e shkurtër.

Për më tepër, ajo është tamam si një pasqyrë: mund të shihni vetëm aq sa reflekton.

Pra, mos jini shumë arrogantë ose krenarë dhe t’i shikoni me përçmim të tjerët për shkak të situatave të tyre të tanishme.

Gjërat dhe rrethanat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.


Previous Next