Kuvendi i Kosovës nesër (e shtunë) pritet ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për pagat. Gazeta “Epoka e re”, ka siguruar këtë projektligj, në bazë të së cilit janë të përcaktuara pagat për punëtorët të cilët paguhen nga buxheti i shtetit, shtypni hapësirën më poshtë dhe lexo më tepër:
Koeficienti më i lartë i pagës sipas këtij projektligji është dhjetë, ndërsa më i vogëli një. Një koeficient ka vlerën e 239 eurove. Projektligji për pagat ka ngjallur shumë pakënaqësi në sektorin publik. Në këtë kontekst, LDK-ja ka kërkuar që të tërhiqet ky projektligj. Më poshtë mund t’i shihni koeficientet për secilën pozitë shtetërore: