Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se do të ketë dhjetëra milionë dollarë më shumë për Kosovën nga SHBA-të si mbështetje në zhvillim ekonomik, energji dhe sundim të ligjit.
Ai këtë e bëri të ditur pas takimit me delegacionin e MCC nga Washington, Karen Sessions dhe Jonathan Brooks.
Më poshtë postimi i plotë i Haradinajt:
Shumë inkurajues vlerësimi i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për progresin substancial të Kosovës në sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Kjo është përkthyer me besimin e MCC-së që Kosova të tërheqë mjete nga programet Threshold dhe Kompakt.
Dhjetëra milionë dollarë më shumë për Kosovën nga ShBA si mbështetje në zhvillim ekonomik, energji dhe sundim të ligjit. Delegacionin e MCC nga Washington, Karen Sessions dhe Jonathan Brooks, i falënderova për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës.
