Arthur Melo do të mungojë tri deri në katër javë Barcelona ka njoftuar se mesfushori i talentuar brazilian, Arthur Melo, do të jetë jashtë fushave për së paku 3 javë.

Melo ishte titullar ditë më parë në Camp Nou në El Clasico kundër Real Madridit, sfidë e cila u mbyllë 1-1.


Lojtari nuk tregoi shenja lëndimi atë mbrëmje, por tani Barça zyrtarisht ka njoftuar se ai ka probleme muskulore në këmbën e majtë. “Testet e kryera gjatë ditës së sotme vërtetuan se Arthur Melo ka probleme muskulore në këmbën e majtë. Ai pritet të jetë jashtë fushave për rreth 3-4 javë”, shkruan barcellona në llogarinë zyrtare në “Twitter”. Melo erdhi në Camp Nou për të zëvendësuar Andres Iniestas në merkaton e verës që lamë parë. Fillimisht të gjithë kishin dyshimet e tyre për lojtarin që ende si kishte treguar cilësitë në Evropë, por sot, 22-vjecari është një ndër mesfushorët më të mirë në Evropë. Ai vazhdimisht lëvdohet edhe nga legjenda e klubit katalonas, Xavi Hernandez – “kur e shoh atë duke luajtur, më duket se shoh veten”. Melo ka bërë 27 paraqitje për Barcelonën deri më tani këtë edicion në të gjitha garat. /Gazeta Express/

Previous Next