Një foshnjë e lindur me zemrën jashtë kraharorit ka mposhtur çdo lloj rreziku dhe tashmë është gati të shkojë në shtëpi e shëndetshme.


Pas 14 muajsh trajtimi në spital, Vanellope Hope Wilkin ka arritur më në fund që të shkojë në shtëpi me prindërit e saj.


Vanellope erdhi në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane në nëntor të 2017 dhe prindërit e konsideruan si një mrekulli.


E vogla besohet të jetë një nga fëmijët e parë në Britaninë e Madhe që ka mbijetuar pasi është diagnostikuar me “ectopia cordis”.


Në ekzaminimet që nëna e saj bëri kur ishte 9-javëshe, mjekët vunë re që zemra dhe një pjesë e stomakut të fëmijës po rritej jashtë trupit të saj.


Pas një tjetër vizite me ultratinguj më javën e 16 të shtatzënisë, stomaku i Vanellope-s kishte shkuar në vend, por zemra vazhdonte të ishte jashtë kraharorit të saj.


Fëmijët të lindur me “ectopia cordis” zakonisht kanë më pak se 10 për qind shanse të mbijetesës, por vogëlushja e sfidoi fatin e saj dhe pas disa operacionesh, sot ndodhet në shtëpi.


Previous Next