Manchester City fiton derbin në përballje me Arsenalin me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 25-të të Premier Leagues. Futbollistët e Cityt dhanë maksimumin, treguan lojë më të mirë dhe me plotë meritë arkëtuan tri pikë në luftë për titullin e kampionit. Sergio Aguero ka qenë hero i kësaj sfide, duke shënuar het-trik dhe i siguroi tri pikë të vlefshme skuadrës së tij. Në minutën e parë Aguero shënon për 1:0, mirëpo ‘Topçinjtë’ ia dalin që ta barazojnë rezultatin fal golit të Laurent Koscielny në minutën e 11-të. City e dominon sfidën dhe pa problem shënon edhe dy gola tjerë për të arritur fitoren e madhe. Aguero kompleton het-trikun e tij në minutën e 44-të dhe në atë të 61-tën, duke i siguruar fitore të madhe Cityt. Shkodran Mustafi luajti 79 minuta për Arsenalin, por dot që t’ia dalin me Cityn. Manchester City është në vend të dytë me 59 pikë, ka dy me pak se Liverpooli, kurse Arsenali renditet i gjashti me 48, më poshtë mund t'i shikoni golat:


Previous Next