Në emisionin "Pop Culture" ka qenë i ftuar reperi i njohur i hiteve, "Hava Hava", "Lule Bini" etj., Trim Jetullahu, i cili foli më shumë për jetën e tij private dhe për karrierën. Trimi ka sqaruar për të gjithë fansat se ai është bërë vetë i njohur dhe se lekët e familjes së tij nuk kanë ndikuar aspak. “Më thonë që unë e kam familjen e pasur, por unë dua t’ju them të gjithëve diçka, unë nuk e kam familjen e pasur, unë e bëj vetë çdo gjë!”, tha ai. Mirëpo, gjatë intervistës Kelvi Kadilli e ka ngacmuar reperin duke e pyetur se çfarë mendimi ka për Dojnën. Trimi ka habitur teksa ka thënë se me Dojnën do martohej. Moderatorja është afruar dhe Trimi i ka kapur dorën, është ulur në gjunjë dhe e ka pyetur Dojnën: “A do të martohemi bashkë?” Ky moment është shoqëruar me shumë të qeshura dhe Dojna si për t’i thënë po e ka përqafuar fort Trimin, shtypni më poshtë që të shikoni videon:
