Nën thirrjet “Po du msus jo përdh;unus”, ka nisur protesta para shkollës “Skënderbeu” në Drenas. Protestës i janë bashkangjitur nxënës të shkollës së Drenasit, si dhe aktivistë nga qytetet e Kosovës. Në protestë ka dalë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se do të flasë për media pas protestës. Protesta “Pro mësimit, jo përdhun;imit”, më pas do të vazhdojë drejt stacionit policor të Drenasit. Protestës i janë bashkangjitur edhe disa mësimdhënës. Në një moment, njëra nga udhëheqëset e protestës, ka thënë këto fjalë: “Në mesin tonë shoh profesorë që kanë qenë me neve, faleminderit që na keni mbështetë”, ka thënë ajo, shtypni më poshtë që të shikoni videon:
Nxënësja nga Drenasi u drejtohet profesorëve në protestë me fjalë emocionuese (Video)
Tags
Të ndryshme