Trajneri i Cardiff Cityt, Neil Warnock ka thënë se klubi “duhet të lëvizë male” për t’u këndellur nga zhdukje e Emiliano Salas.
Sulmuesi argjentinas, i cili u bë transferimi rekord i Cardiffit, ka qenë i humbur që nga 21 janari, kur avioni me të cilin po fluturonte, u zhduk diku në Angli.
Warnock thotë se ai nuk mundi të transferonte një tjetër sulmues, sepse objektivët nuk dëshiruan t’i bashkohen klubit në këto rrethana. “Pasi të kalojmë këtë fundjavë, mund të vazhdojmë,” tha Warnock. “Duhet të rigrupohemi.” Cardiffi aktualisht gjendet në pozitën e 18-të në Premier League, para ndeshjes kundër Bournemouthit sot. “Duhet të gjejmë një formulë për të fituar pikë. Njerëzit do të na eleminojnë, dhe me të drejtë,” shtoi Warnock. “Këtë vit, mendoj se do të jetë sukses i madh nëse qëndrojmë në ligë. “Nuk ka të bëjë me paratë. Është që ta bëjmë këtë grup të besojë në atë që po e bëjnë, dhe të lëvizin malet përsëri. “Ne vazhdojmë të marrim goditje, por vazhdojmë të rikthehemi. Nëse nuk mjafton, nuk do të jetë për shkak se nuk u munduam.” Tekniku anglez konsideroi transferimin e një sulmuesi tjetër, por thotë se lojtarët nuk dëshiruan që të marrin këtë hap, pas zhdukjes së Salas. “Një apo dy sulmuesit me të cilët folëm, nuk dëshiruan të vinin në këto rrethana. Nuk dëshiruan të vinin pas asaj që ndodhi,” shtoi 70-vjeçari.