Imami Osman Musliu, i cili pati reaguar menjëherë pas postimit të hoxhës Bedri Bytyqi, i cili ka thënë se e mi;tura në Drenas ka provokuar me veshjen e saj, ka qenë gjithashtu i ftuar ne emisionin Frontal të Televizionit 7. Osman Musliu, i tha hoxhës Bedri Bytyçi se nuk i takon atij që të ofendojë dikë në atë formë.
“Nuk të takon ty të ofendosh në atë formë”, ka thënë Musliu në emision. E Bedri Bytyqi, insistoi se nuk e kishe fjalën posaçërisht për rastin e të mitu;rës në Drenas që dy;shohet se u ab,uzua sek,sualisht, por e kishte fjalën për dukurinë në përgjithësi. “Për çdo dukuri negative kam reagu, por qëllimin e kam pas të mirë, jo të keq”, ka thënë Bytyqi.