Mbrëmë kemi parë një nga ndeshjet më interesante të zhvilluara mes Barcelonës dhe Valencias.

Valencia arriti që të marr një pikë të madhe nga udhëtimi nga “Camp Nou”, e shumë lehtë mund të dilte edhe me fitoren. Ata krijuan një epërsi prej dy golave, pas vetëm 32 minutave lojë, por kjo epërsi u shkri nga ‘i magjishmi’ Lionel Messi. Messi realizoi dy gola për skuadrën e tij, një nga të cilat e realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. E për këtë penallti, një detaj interesant ka treguar portieri i Valencias, Neto. “I kam studiuar penalltitë e Lionel Messit para ndeshjes, por ai u tregua shumë i zgjuar” ka thënë Neto, transmeton lajmi.net. Ishte goli i parë i mbrëmjes për argjentinasin që u realizua nga pika e bardhë, gol të cilin lajmi.net ua përcjell në videon më poshtë, më poshtë mund të shikoni videon:


Previous Next