Sonte duke filluar nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu” zhvillohet ndeshja e kthimit për gjysmëfinalen e Copa del Rey mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Takimi i parë në “Camp Nou” përfundoi me barazim 1-1, ndërsa ndeshja e dytë pritet të jetë më interesante pasi do të përcaktohet finalisti i parë në Copa del Rey Kupën e Mbretit.


Befasia në këtë ndeshje pritet të jetë Bale që është detyruar të qëndrojë në stolin rezervë për t’i lënë vendin të riut, Vinicius që ka fituar besimin e plotë të Santiago Solarit.


Real Madrid (4-3-3): Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Reguilon, Casemiro, Kroos, Modric, Vinicius, Benzema, Lucas.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Alba, Rakitic, Vidal/Arthur, Busquets, Dembele, Suarez, Messi.

Previous Next