Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri me Liverpoolin importuan një pikë të madhe nga “Old Trafford”, duke luajtur pa gola (0:0) me Manchester Utd, në derbin e javës së 27-të të kampionatit anglez. Futbollisti shqiptar u inkuadrua në minutën e 72-të dhe me shokë ia dolën të shkëpusin një pikë në luftë për titullin e kampionit. Manchester Utd me gjithë angazhimin deri në fund nuk shënuan për t’i ndal tri pikë në vatër të vet. Shqiptari Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka u paraqitin standardë për Arsenalin e cila si vendas e mundi me 2:0 Southamptonin. Golat i shënuan: Lacazette (6’) e Mkhitaryan (17’). Liverpooli udhëheq me 66 pikë, ka një pikë më shumë se Manchester City në vend të dytë pas 27 jave, kurse Manchester Utd është i pesti me 52 pikë. Arsenali renditet i katërti me 53 dhe Southamptoni është i 18-ti me 24.