Kosnett e jap lajmin jo fort të mirë: Amerika nuk e përjashton as shkëmbimin e territoreve! Ambasadori Amerikan në Kosovë, Kosnett në një intervistë të dhënë për emisionin Interaktiv të KTV-së, ka folur edhe për bisedimet Kosovë- Serbi, shtypni hapësirën më poshtë dhe lexo më tepër:
Ai ka theksuar se SHBA nuk e përjashton asnjë opsion, si temë në tavolinën e negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë. Madje, as çështjen e shkëmbimit të territoreve. Në vazhdim gjeni përgjigjen e plotë për bisedimet: Interaktiv: Çka është e pranueshme për administratën tuaj? A do t’i lejoni të dy vendet që të mirren vesh dhe pastaj ta shqyrtoni atë marrëveshje dhe të shihni a përputhet ajo edhe me interesat tuaj? Kosnett: Faleminderit. Vazhdimisht e kemi thënë: nuk po përpiqemi që ta shkruajmë skenarin e bisedimeve. Mendojmë se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të hyjnë në negociata me mendje të hapur, që të jenë në gjendje për të gjetur zgjidhje kreative pa kufizime se për çka mund të flasin. E dini, nëse Uashingtoni dhe Brukseli kanë listë të temave për të cilat negociatorët e Kosovës dhe të Serbisë nuk mund të flasin, mendoj se kjo do t’ua bënte punën shumë të vështirë. Si negociator që jam, dëshiroj që të kem mundësinë për të diskutuar për një varg gjërash me njerëzit përballë. E siç e kam thënë edhe më përpara, ne do ta shohim çfarë marrëveshjeje mund të arrijnë qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë që është e pranueshme për popujt e tyre dhe pastaj do ta shohim cili do të jetë reagimi ynë, por në të vërtetë ne duam që të nxisim bisedë për një varg gjërash.
Mendoj se kjo është njëra ndër arsyet që jemi të lumtur me procesin e delegacionit shtetëror. Shumë zëra, shumë këndvështrime, me një varg të gjerë të përgjegjësive. Interaktiv: Pra, nuk ka gjë që s’është në tavolinë, madje edhe rregullimi i kufirit? Kosnett: Nuk na takon neve që të themi se çka nuk është në tavolinë. Shtetet e Bashkuara vetëm e mbështetin këtë proces të ndërmjetësuar nga BE-ja, por nuk jemi njëra prej palëve. Palët janë Serbia dhe Kosova; iu takon atyre që të vendosin se për çka do të flasin dhe si do të duket marrëveshja e fundit. Do të ishte e papërshtatshme nga ana jonë që të themi se nuk se nuk mund të flisni për A, B dhe C. Do të ishte e papërshtatshme edhe për Bashkimin Evropian që ta thotë të njëjtën gjë.