Maximiliano Duarte, shoku i ngushtë i Emiiano Salas ka zbuluar në një intervistë për “America News” se aeroplani ishte nisur në kushte të këqija atmosferike. Sipas tij, fluturimi nga Nantes në Cardiff ishte realizuar në kushte të këqija atmosferike, gjë që ishte kundër vullnetit të lojtarit.


“Është një e pavërtetë e madhe që po qarkullon këto ditë se Emiliano e mori vetë aeroplanin”, tha fillimisht Duarte. “Emiliano kishte refuzuar që të udhëtonte me aeroplan për shkak të kushteve të dobëta atmosferike. “Ai ishte konsultuar me mua dhe shokët e tjerë se a të udhëtonte në mbrëmjen e të dielës me aeroplan, ndërsa ne i kishim thënë ta refuzonte. “Por, dikush atij i ka bërë presion që të nisej në ato kushte të këqija, andaj mendoj se disa persona duhet të marrin përgjegjësi”, ka shtuar më tej shoku i afër me Emiliano Slana.

Previous Next