Në një video, të cilën e ka siguruar RTV Dukagjini, shihen dy zyrtarë të UNMIK-ut, të cilët kryejnë një vj/edhje të sofistikuar në një dyqan rrobash në kryeqytet. Njohësi i zhvillimeve të sigurisë, Agim Musliu mendon se bëhet fjalë për vepër sp/iunazhi pasi zyrtarja e UNMIK-ut është ruse. Sipas tij, ky rast duhet hetuar nga institucionet përkatëse.

Sikur nëpër filma, një zyrtare u UNMIK-ut me nënshtetësi ruse dhe një zyrtar me nënshtetësi të Shqipërisë janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vj/edhur një çantë në një nga dyqanet e Prishtinës.

Në video çifti shihet duke e shmangur një kuletë, duke hyrë në garderobë me të, ku dyshohet se ia kanë hequr siguresën e alarmit dhe duke dalë nga garderoba.

Zyrtarja Jana Minochkina është këshilltare politike në UNMIK dhe ambasadore e të rinjve të OSBE-së në Kosovë.

Ajo është e martuar me Luis Bekteshin.

Në raportin e Po/licisë së Kosovës thuhet se si dy zyrtarët janë ndalur pas aktit të vj/edhjes, meqë punëtorët e dyqanit i kishin vërejtur sjelljet e çuditshme dhe kishin lajmëruar po/licinë.

“Jana Minochkina dhe Luis Bekteshi janë shoqëruar për në stacionin pol/icor. Atje kanë deklaruar se janë zyrtar të UNMIK-ut”, thuhet në raport, shtypni më poshtë që të shikoni videon:


Previous Next