Mediat spanolle janë duke e vlerësuar se mesfushori kroat, Ivan Rakitic, është i tepërt në Barcelonë, përderisa vetë futbollisti ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet dhe se është i interesuar për një kontratë të re.


Megjithatë, përditshmja ‘Sport’ shkruan se Rakitic sigurisht do të largohet, por nuk dihet kur. I njëjti burim thekson se Barcelona i ka premtuar përforcimit të ri, holandezit Frenkie de Jong, se do t’i largojë Rakiticin, Deniz Suarezin dhe Rafinhan, për t’ia zvogëluar konkurrencën në ate pozitë. Nga ana tjetër, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e vlerëson shumë Rakiticin. Nën drejtimin e tij, Rakitic është futbollisti me më shumë minuta (2477), pas Jordi Albas dhe Gerard Piques. Në këtë sezon Rakitic është paraqitur në 31 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe ka realizuar 6 asistime.


Previous Next