Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi tregon se axha i tij ka qenë kryetar i LDK-së në fshatin e tij të lindjes në Aqarevë të Skenderajt. Kështu, ai thotë se të gjithë e kanë përkrahur këtë parti dhe kryetarin e saj. “Na e kemi mbajt foton e tij më 1996 dhe 1997.


Axha ka qenë kryetar i LDK-së në fshat’, tregoi Selimi në emisionin Pressing në T7. Ndërkohë ai ka treguar se komandanti legjendar Adem Jashari nuk ka pasur interes politik. Thotë se gjithçka që i ka interesuar atij ka qenë organizimi ushtarak. “Ademi nuk ka pasur të bëjë asgjë me politikën. Ai ka qenë i angazhuar vetëm në organizimin ushtarak’, tha Selimi. ‘Nuk ka qenë anti-rugovist’, shpjegoi Selimi.

Previous Next