Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka bërë deklaratë tronditëse për televizionin portugez, në të cilin ka zbuluar momentin delikat që po kalon me shëndetin e saj.
Më konkretisht, ajo është diagnostikuar me kancer në gjirin tjetër, pasi kjo sëmundje i kishte prekur edhe në organin tjetër të njëjtë, para rreth 12 vitesh.
Lufta e saj bëhet tashmë e dyfishtë, në përpjekje për ta mposhtur sëmundjen e rëndë. “Kam kryer ndërhyrje kirurgjikale edhe në gjirin tjetër në Madrid, kam bërë radioterapi dhe tani po luftoj për jetën”, – tha ajo. Pas këtij rrëfimi, nëna e yllit portugez nuk dëshiroi të jepte më shumë detaje, duke shtuar se “askush nuk di asgjë për operacionin e dytë”. Dolores, shumë aktive përmes rrjeteve sociale, është e qetë dhe optimiste karshi ndjekësve të saj. Kohët e fundit, ajo udhëtoi për në Torino dhe festoi përvjetorin e djalit, tashmë pjesë e Juventusit, së bashku me dy vajzat, Katia dhe Elma. Katia ndau fotografi personale në Instagram nga ky udhëtim, ku pati mundësinë të kalonte kohë me vëllain dhe nipërit e saj.