Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të mblidhet në Romë, nga ku pritet të marrë edhe vendime të rëndësishme në lidhje me sportin më popullor në botë.
Në të vërtetë UEFA dëshiron të heq të drejtën- përparësinë e golit si mysafir, e cila është në përdorim që nga viti 1965 kur ishte shumë vështirë udhëtimi i skuadrave.
Aso kohe udhëtimi si mysafir ishte shumë më e vështirë të organizohet, që jo rrallë arritje e vogël. Po ashtu dimensionet e terrenit, llojet e topit nuk ishin standard, kështu që ekipeve iu ka dashur më shumë kohë që të adaptohen në kushte të reja. Kjo do të thoshte se vendasi ishte në përparësi, kështu që ajo u “zvogëlua” me vendosjen e kësaj rregulle. Strategët e shumtë evropianë janë pajtuar që kjo do të ishte zgjidhje e mirë, që është larguar në plej-offin e Premier Ligës. Nuk ka pasur gola si mysafir në finale të Kupës Libertadores në këtë stinor ndërsa nga stinori tjetër luhet vetëm një duel në finale.